Author: tirana

Policia ka arrestuar 27 vjeçarin Petrit Avdillari, i cili 2 ditë më parë ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka goditur 3 herë me thikë kunatin. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Laprakë, ku i plagosur ngeli 29 vjeçari Denis Ziu, i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit. “Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 18.02.2021.Plagosi me thikë kunatin e tij pas një konflikti të çastit, kapet dhe ndalohet 27-vjeçari. Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18.02.2021 dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6, në…

Read More

Para disa ditësh Fifi ishte në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të një koncerti që mbajti me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Pamjet e njerëzve që kërcenin shumë afër njëri-tjetrit i shqetësuan të gjithë, duke pasur parasysh që situata nga pandemia sa vjen e vështirësohet. Fifi mori kritika të shumta nga fansat e saj pas këtij koncerti, pasi veprimin e saj e konsideruan si shumë të papërgjegjshëm. Mirëpo Fifi ju përgjigj gjithë sulmeve me një video në rrjete sociale duke u shprehur se ka 11 muaj pa punë. “Mos prekni aty ku nuk duhet, se jam 11…

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, foli për largimet nga LSI, duke thënë se në fakt të gjithë këta persona janë përjashtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kryemadhi theksoi se LSI është partia e të rinjve, e pjesës më vitale të shoqërisë, që ka vendosur, siç tha ajo, të jetë përballë një sekti kriminal si Rilindja. “Sigurisht që kam të njëjtin mendim për ata figura që ikëbn nga LSI siç ka presidenti, ne i kemii larguar ata persona. E kemi larguar për shkak të dokumentacionit që kemi grumbulluar për këta njerëz. Mosha…

Read More

Kosova është tronditur ditën e sotme nga një tërmet me madhësi 2.5 ballë të shkallës rihter. Tërmeti ka rënë 13 kilometra larg qytetit të Gjilanit si dhe në kufji me Serbinë. Tërmeti e ka pasur thellëisë vetëm 2 kilometra nën tokë. Sipas raportimeve nga tërmeti i rënë nuk ka pasur dëme materiale dhe as njerëz të lënduar.

Read More

Shifra shumë të larta janë regjistruar në 24 orët e fudnit në vendin tonë, ku 1153 persona kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit. Fatkeqësisht 17 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 1653 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Njoftimi i Ministrisë: Në 24 orët e fundit janë kryer 3975 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1153 qytetarë dhe 17 humbje jetë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30…

Read More

Në programin “Për’puthen” erdhi pak ditë më parë një konkurrent i ri, i quajtur Julian Lala, i cili nxiti shumë reagime në studio për mënyrën e jetesës së tij. Ai tha publikisht se jeton në një shpellë dhe udhëton nëpër botë pa para. Së fundmi, opinionisti i këtij programi, Arjan Konomi, ka postuar në rrjetin e tij social Instagram, një foto nga vendbanimet prehistorike të Kapadokias në Turqi, ku krahas fotos shkruante se edhe ai kishte jetuar në një shpellë. “Kur jetoja dhe unë në një shpellë. Pa shaka. Kapadokia. Vendbanimet prehistorike”, ka shkruar në Instagram Arjan Konomi. Nga ana…

Read More

Kur na ndajnë dy muaj nga zgjedhjet parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot një demonstrim të mënyrës së identifikimit biometrik. Pajisja bën të mundur identifikimin e votuesit në kohë të shpejtë, ndërsa shmang votimin e dyfishtë. Të gjitha palët politike sollën përfaqësuesit e tyre për te provuar pajisjen. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi tha se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë, një nga shqetësimet që është ngritur shpesh si problem në zgjedhjet e kaluara. “Prezantimi i parë shkoi mirë, ajo që bën përshtypje është e saktësia dhe koha…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka regjistruar këtë të shtunën 292 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,833 mostrave. Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar tri viktima të diagnostikuara me virusin COVID-19. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK. Në të njëjtën periudhë, këtë sëmundje e kanë mposhtur 556 persona, ndërsa raste aktive me koronavirus janë 6,470. Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 65,982 persona të infektuar me…

Read More

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për njësinë nr.6, Belinda Balluku vizitoi një prej fasonerive në zonën e Kombinatit, ku janë të punësuar 60 punonjëse nga zona e Kombinatit. Ky biznes, i cili prodhon produkte për tregun italian, operon prej 15 vitesh në treg duke shërbyer si një pikë e rëndësishme punësimi për familjet e zonës. Balluku theksoi se Qeveria Shqiptare i cilëson sipërmarrësit, të cilët nxisin zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, si partnerë dhe mbështetja ndaj tyre do të jetë e vazhdueshme për të nxitur zgjerimin e kapaciteteve të tyre. “Sot të gjitha bizneset janë…

Read More

Luana Vjollca nuk i ka rezistuar nostalgjisë për të publikuar disa foto nga koha kur ishte vetëm 16 vjeç, plot 13 vite më herët. Në atë kohë karriera e saj në ‘Top Channel’ sapo kishte filluar dhe fotot që ka publikuar janë shkëputur nga kopertina e saj për revistën ‘Jeta’, të realizuara nga Geljant Kaleci. Sigurisht me kalimin e viteve pamja e moderatores ka ndryshuar shumë. Tashmë Luanën nuk e imagjinojmë dot brune, por edhe fiziku i saj me të dikurshmin është si nata me ditën. Edhe në atë periudhë, po ashtu si tani, Luana ka të njëjtin shikim provokues…

Read More

Ish-trikotazhi në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët për shkak të lëndëve kimike. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr.9 të qytetit. 10 familje janë të rrezikuara për shkak të helmit që lëshojnë mbetjet kimike dhe pritet që të nxirren nga banesat e tyre për tu evakuuar. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për lëndë kimike që krijojnë reaksion me njëra-tjetrën në prani të faktorëve të jashtëm, si temperatura apo lagështira. Kjo gjë sjell edhe çlirimin e gazit me përmbajtje kimike që rrezikon të helmojë çdo qytetar pranë tyre. Vetë banorët e zonës u…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar një reflektim të brendshëm programin e Partisë Demokratike për ish-të përndjekurit politikë. Gjatë prezantimit të sotëm ai tha se është një ditë emocionesh të thella duke iu referuar 20 shkurtit 1991, por edhe se ky program iu është besuar pinjollëve dhe e ka bërë këtë më shumë një proces reflektimi të brendshëm. “E sotmja ka qenë një ditë e veçantë, e para sepse është një ditë emocionesh të thella për këdo që e ka përjetuar 20 shkurtin e 1991. Kudo që e ka përjetuar, në shesh, në kampet e internimit, kudo që ka qenë,…

Read More