Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Avancon hekurudha Durrës-Prishtinë – Shpallet fituesi për studimin e fizibilitetit, do të jetë gati pas 14 muajsh

13:48 / November 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hekurudhe tren
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës – Prishtinë do të kushtojë 169 mln lekë, pa TVSH.  Hekurudha Shqiptare ka shpallur konsorciumin e kompanive fituese, që do të hartojnë dokumentin, që do të shërbejë më pas për tenderimin dhe zbatimin e projektit. Fitues është shpallur bashkimi i kompanive ILF Consulting Engineers Austria GmbH & ABKONS SH.P.K, ndërkohë që sipas dokumentit afati për përmbylljen e studimit është 14 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

Në garë morën pjesë 5 kompani, por 4 prej tyre u skualifikuan për mosplotësim të kritereve të tenderit. Ofertat e 3 nga 4 kompanitë e skualifikuara ishin më të ulta se ajo që u shpall fituese. Ideja për ndërtimin e një linje hekurudhore që lidh Shqipërinë me Kosovën ka nisur shumë vite më parë, por deri më tani nuk është realizuar. Ndërkohë, gjatë vitit 2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor, i cili u finalizua në mbledhjen e të dy qeverive në Prishtinë, në 20 Qershor 2022, q ëi hapi rrugë zbatimit të projektit.

Sipas dokumenteve të tenderit, linja hekurudhore Shqipëri – Kosovë përfaqëson një projekt strategjik shumë të rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Projekti nis me portin e ri të mallrave të Durrsit, që do të ndërtohet në Porto Romano dhe do të ketë si pikë fundore portin e thatë në Prishtinë.

Për hartimin e studimitit të fizibilitetit do të merren në konsideratë 2 alternativa e ekzistuese, dhe një e tretë që do të përcaktohet nga vetë konsulenti gjatë vizitave në terren. Alternativa e parë përfshin ndërtimin e linjës hekurudhore Mjedë – Kufi në Qafë Morinë – Kramovik, ndërsa alternativa e dytë ka si itinerar Milotin – Kufiri në Vërmicë – Landovicë.

Objektivi i përgjithshëm i studimit është të kontribuojë në ndërtimin e hekurudhës së re ndërmjet Durrësit dhe Prishtinës, që do të rezultojë në përmirësimin e lidhjes së transportit midis dy vendeve dhe rajonit, zbatimin e rregulloreve të BE-së në transport, uljen e bllokimit të trafikut rrugor, uljen e trafikut tranzit në qytete dhe uljen e ndotjes urbane për shkak të emëtimit të automjeteve.

hekurudhe Kosove tren
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Taksa e makinave rritet nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe me motor të madh do të paguajnë më shumë

15:49 / October 30, 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët në Kosovë sërisht në protestë

11:15 / October 30, 2026

Eurobond i ri në 2027 – Shqipëria del për herë të 8-të në tregjet ndërkombëtare financiare me 62.6 mld lekë

14:41 / October 29, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.