Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Babai kërkon vajzën në Siri. Tahsim Ibrahimi nga Maqedonia lutje qeverisë shqiptare: Kam 4 vjet pa folur me të

19:56 / August 6, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tahsim Ibrahimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Dua të më kthehet, si çdo prind që e do fëmijën pranë”

Që prej 30 qershorit të vitit 2017 Tahsim Ibrahimi ka humbur kontaktet me vajzën e tij. Fatlumja humbi kuptimin e emrit me largimin drejt Sirisë në moshën 18 vjeçare.

Këto janë fotot e fundit të Fatlumes që i ati i mban gjithmonë me vete dhe i ruan që prej 15 majit të 2014 kur vajza e vetme ju largua nga Belgjika ku jetonin drejt Sirisë me të fejuarin.

Tahsimi tregon se janë besimtarë myslimanë, por beson se fëmija është mashtruar. Me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ai shprehet se pas pushimeve aty kishte vënë re ndryshim të sjelljes së vajzës.

Prej më shumë se katër vitesh, Tahsimi nuk i ka dëgjuar më zërin vajzës, nuk di ku është dhe se si është ajo, por nga komunikimi i fundit mban mend se ishte zhvendosur drejt Irakut.

Pas përpjekjeve të shumta nga ana e tij, trokitjeve në dyert e qeverisë maqedonase dhe të Belgjikës që e kanë zvarritur çështjen prej kohësh, të vetmen shpresë e ka te qeveria shqiptare teksa i drejtohet me një lutje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

21:59 / September 14, 2026

Aktivizohet vullkani Etna, mbyllet përkohësisht aeroporti i Katanias në Siçili

20:00 / September 14, 2026

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.