Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Babalja”/ Alizoti në gjyq pranon kallëzimin e rremë: Bëhej fjalë për 200 mijë euro, kur nuk mora paratë, vendosa të…

15:07 / September 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
babalja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga të implikuarit në çështjen “Babalja”, Fredi Alizoti ka pranuar se gjithçka ka qenë e stisur dhe se është kryer kundrejt një shpërblimi prej 2oo mijë euro nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Tiranës, Alizoti iu përgjigj pyetjeve të Prokurorëve, teksa pranoi akuzat e kallëzimit të rremë dhe rrëfeu para gjykatës se ai me Albert Veliun kanë bërë audio përgjimin. Plani tha Alizoti ka qenë që në shtator të 2017, por nuk është realizuar pasi Veliu nuk kishte gjetur njerëz të besuar në Vlorë. Më pas i kishte kërkuar sërish Alizotit, ky i fundit tha se ka pranuar ta bënte, pasi bëhej fjalë për 200 mijë euro, që sipas tij, ia ka premtuar Ervin Salianji.

Sipas Alizotit, është pikërisht deputeti Salianji që gjithashtu i ka siguruar stilolapsat për përgjim. Mos marrja e lekëve, tha i pandehuri më shtyu që të tregoj të vërtetën, ndërsa shtoi se ishte ndjerë i kërcënuar.

Nga ana tjetër, Alizoti u pyet edhe nga avokati Indrit Sefa, i cili ngriti dyshime në lidhje me thëniet e tij, duke e pyetur për disa përgjime ku Alizoti fliste miqësisht me drejtorin e Policisë së Fierit.

“Nuk i kam miq dhe nuk kam pasur marrëdhënie miqësore me ata të dy, por kam qënë unë që ju kam telefonuar dhe ju kam kërkuar mbështetje sepse në situaten e krijuar te ata ndihesha i sigurt”, tha Alizoti teksa i përgjigjej pyetjes së avokatit.

Sefa shtoi se personaliteti i të pandehurit nuk është i besueshëm dhe se ai ka implikuar në këtë histori njerëz që nuk i njeh dhe as i ka parë ndonjëherë në jetë.

Kjo dëshmi e Alizotit duket se fundos edhe ish-deputetin demokrat Salianji, i cili nga denoncues pritet që të kthehet edhe në i akuzuar pasi ka krijuar përmes mashtrimit ka synuar të godas jo thjesht figurën e ish-ministrit të Brendshëm, por edhe ta shantazhojë politikisht atë në ushtrimin e deryrës. Kjo e rëndon Salianjin jo thjesht politikisht e moralisht si organizues i këtij operacioni të turpshëm mashtrimi publik, por edhe kriminalizon rëndë me përgjigjësi penale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali 

11:51 / August 2, 2026

Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri

17:45 / August 1, 2026

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.