Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur dje në një takim kryetarët e PS në 61 bashkitë e vendit.
Mësohet se theksi kryesor i diskutimit është ndalur tek analiza e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe sidomos problematikat që reflektuan në rezultat, ku në disa zona Partia Socialiste të mos arrinte objektivin e vendosur nga kryeministri Edi Rama, regjistri digjital i PS, zgjedhjet në nivel vendor të partisë që do të zhvillohen gjatë vjeshtës, performanca e drejtuesve dhe zyrtarëve të administratës, si dhe skanimi i punës së ministrave dhe deputetëve të rinj e të vjetër.
