Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Balla: Pikë turpi për PD dhe patericën e saj LSI ta kundërshtojë votën e emigrantëve

11:23 / January 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla parlament seance
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se vota e shqiptarëve jashtë vendit duhet të mundësohet dhe detyrimi për të i takon KQZ-së. Ai tha se është pikë turpi për PD dhe LSI që e kundërshtojnë votën e emigrantëve.

KQZ, sipas Ballës ka për detyrë të zbatojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për dhënien e mundësisë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë që të votojnë.

“Dua të rinënvizoj diçka që e kam thënë sa herë kam folur për çështje të kuadrit zgjedhor në Shqipëri, votën e shqiptarëve jashtë territorit. Është detyrim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë të zbatojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për dhënien e mundësisë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë që të votojnë. Mundësia është aty, vota me postë edhe SHBA funksionoi më së miri dhe kudo, dhe në Kosovë më 14 shkurt funksionon më së miri dhe në vendet e tjera. Nuk e kuptoj ju demokratët e paepur, bashkë me Xhelal Mziun në krye nuk e doni që vota e shqiptarëve jashtë territorit të mundësohet. Është një pikë turpi për PD që të vazhdojë prapë me patericën e vet LSI ta kundërshtojë, por unë mendoj që është diçka që bën nder zgjedhjeve në Shqipëri. Duke thënë të gjitha këto u uroj suksese partive të reja të krijuara së fundmi me largimin e spektrit politik të djathtë në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Balla gjatë seancës parlamentare të së enjtes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026

Bonusi i ri i bebes nga korriku 2027, përfitojnë vetëm familjet me të ardhura deri në 180 mijë lekë në muaj

13:29 / November 10, 2026

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.