Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla rebelohet me Bashën: Duhet të ishte hetuar e ndëshkuar me kohë për paratë e pista në fushatën e 2017-ës

17:30 / June 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ball ka reaguar pas arrestimit të 7 personave të cilët i bllokuan rrugën dje kryeministrit Edi Rama në Librazhd, mes të cilëve janë edhe ish deputeti i PD, Aurel Bylykbashi dhe kryetari i Degës së PD-së Librazhd, Bujar Vreto.

Balla bën përgjegjës kreun e PD-së Lulzim Bashën, teksa thotë se mbrëmë bllokoi rrugën në një tentative të turpshme dhe të paligjshme

‘Lulzim Basha, njeriu që duhet të ishte hetuar e ndërshkuar me kohë për paratë e pista që ka përdorur në fushatën elektorale të 2017-ës, është urdhëruesi dhe arësyeja se pse Policia e Shtetit ka reaguar për të mbrojtur ligjin nga disa mjeranë që duhet të ndërshkohen në mënyrë shembullore, në bazë të ligjit. Lulzim Basha duhet ta harrojë se mund ta intimidojë Shqipërinë dhe Partinë Socialiste, me grupe idiotësh’, shkruan ndër të tjera Balla.

Komenti i plotë në Facebook:

Lulezim Basha, i cili vazhdon akuzon çdo kundërshtar me një gjuhë të shfrenuar balte, sot është një i pandehur me akuzë te ngritur si rrjedhojë e hetimeve amerikane, britanike dhe shqiptare.

Lulezim Basha, i cili vazhdon provokon popullin shqiptar, duke tundur dëshpërimisht flamurin e leckosur të destabilizimit, sot është një i akuzuar nga drejtesia për fallasifikim dhe deklarim të rreme të pagesave prej afro 1 milionë dollarë para ruse.

Lulezim Basha, i cili vazhdon të rrotullojë pllakën e gramafonit të tij të prishur, sot është një i akuzuar nga drejtesia, që mbrëmë në një tentative të turpshme dhe të paligjshme, ka penguar me dhunë rrugën e Kryeministrit Edi Rama dhe të Presidentit të Partisë Socialiste Europiane eurodeputetit Sergei Stanishev, teksa shkonim sëbashku nga Prrenjasi për në takimin elektoral të Librazhdit.

Lulzim Basha, njeriu që duhet të ishte hetuar e ndërshkuar me kohë për paratë e pista që ka përdorur në fushatën elektorale të 2017-ës, është urdhëruesi dhe arësyeja se pse Policia e Shtetit ka reaguar për të mbrojtur ligjin nga disa mjeranë që duhet të ndërshkohen në mënyrë shembullore, në bazë të ligjit. Lulzim Basha duhet ta harrojë se mund ta intimidojë Shqipërinë dhe Partinë Socialiste, me grupe idiotësh.

30 Qershori po vjen dhe përgjigjen e merituar të popullit shqiptar, as Lulzim Basha, as Saliu, as Monika dhe as Iliri, nuk e ndalin dot me dëshpërimin e tyre.

balla bashen tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026

Haklaj për Berishën: Vrau demokracinë dhe vodhi protestën e ’90-s

19:39 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.