Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Balla: Rekomandimet e OSBE/ODIHR t’i përfshijmë në legjislacion, nëse PS e PD e marrin me përgjegjësi…

14:04 / February 16, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 02 16 at 1.31.37 PM 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fjalën e tij në konferencën me temë “Shoqëria civile dhe politike; për një dialog dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse”, organizuar nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se është e domosdoshme që rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet të përfshihen në legjislacion.

Balla u shpreh optimist në arrtjen e një konsensusi mes partive për sa kohë, tha ai edhe ngritja e komisionit të posacëm për reformën zgjedhore u miratua me unanimitet të plotë.

“Kjo konferencë vjen në një moment të gjetur, Kuvendi sapo ka ngritur komisionin e posacëm të reformës zgjedhore. Të gjitha gjetjet janë të mirëpritur që në mënyrë zyrtare t’ia dorëzojnë komisionit të posacëm. Gatishmëria e PS, është që të gjitha këto gjetje të adresohen.

Jemi në kohën e duhur, kemi po ashtu kohë në dispozicion të mjaftushëm. Ky komision do ketë një mandat 6 mujor, mendoj dhe uroj të mos ketë fatin e asnjë prej komisioneve pararendëse që vec shtyrjes së mandatit nuk bënin punë konsistente në dobi të arsyes pse janë ngritur.

Shpreh garancinë tonë për të punuar bashkë në dobi të një pune konkluduese për adresimin e plotë të rekomandimeve të OSBE ODIHR dhe të rekomandimeve të institucioneve të tjera, përfshi e KRIIK, për të patur një reformë të plotë, për të ndryshuar legjislacionin edhe në kuadër të financimit të partive politike. Në 25 prill zgjedhësit zgjodhën mes kandidatëve, aktorët kryesorë patën besim për të marrë pjesë në zgjedhje, KQZ iu përkushtua procesit zgjedhor në mënyrë transparente. Ky është mesazhi kryesor i raportit nga OSBE, merita e padiskutueshme është e qytetarëve.

Zgjedhjet e lira e të barabarta janë themelore për një demokraci të shëndoshë. Miratimi dhe ngritja e komisionit të posacëm për reformën zgjedhore është i mirëpritur. Ne nuk vijmë t’ju japim ju mend, ju na jepni ne ide për të cuar para cdo reformë elektorale. Kemi rënë dakord që zgjedhjet e vitit 2021 duhet të jenë të fundit në Shqipëri që zhvillohen me një administratë zgjedhore politike, besoj e kemi vënë në dispozitat e 5 qershorit. Dua që kurrësesi në të ardhmen Shqipëria të jetë vendi unik në Europë që vijon bën zgjedhje me administratë politike, ku anëtarët e PS apo të PD në fshatin filan janë edhe anëtarët e komisionit që administron zgjedhjet, njësoj sic thoshte Stalini, vetë votojmë e vetë numërojmë. Besoj që këtë lloj mbetje 30 vjecare duhet ta hedhim në kosh dhe t’ i hapim rrugë depolitizimit të plotë të administratës. Mënyra e reformës për KQZ ishte një hap i duhur.

Vota e bashkëatdhetarëve tanë, diaspora e domosdoshme, iu është mohuar me pa të drejtë e drejta për t’u shprehur me votë. Mungonin aktet e brenda KQZ që mund ta kishin mundësuar, mendoj se në 2025 kjo do të jetë e realizuar, KQZ ka gjithë kohën në dispozicion për ta realizuar, mjafton të shohim Kosovën.

Së treti, jam partizan në luftën për transparencë në financimin e partive politike, ka patu raste të partive të përfshirë në financime të dyshimta. Partitë janë aktorë në të 4 vitet. Mbetet e domosdoshme për t’u adresuar edhe cështja e korrupsionit zgjedhor. Fakti që institucionet e drejtësisë, kanë konkluduar në disa raste, i bën nder Shqipërisë që këtyrë rasteve t’i shkohet deri në fund.

Jam i bindur që rregullat e forta në fushatën e fundit zgjedhore, na kanë dhënë një bazë të fortë, për proceset e ardhshme zgjedhore. Zgjedhjet e 6 marsit, na bën të kuptojmë që Shqipëria ka nevojë për zgjedhje që të mos pengojnë në asnjë moment jetën normale të qytetarëve. Na duhet që rekormandimet e OSBE ODIHR t’i përfshijmë në legjislacion.

Nëse PS e PD e marrin me përgjegjësi adresimin e këtyre rekomandimeve, besoj se në fund të 6 muajve, ne të votojmë me konsensus ndryshimet që burojnë nga këto rekomandime. Kur ka konsensus ka edhe zhvillime pozitive. Komisionin e kemi miratuar me konsensus e po ashtu shpresoj të miratojmë edhe ndryshimet. “ -tha Balla në konferencën e organizuar nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, ndërsa theksoi se edhe ligji për partitë politike ka nëvojë për t’u ndryshuar, nisur nga debatet e fundit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.