Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla: Rruga jonë strategjike drejt një Europe të bashkuar

15:34 / November 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 86
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se integrimi europian mbetet rruga strategjike dhe qëllimi i përbashkët i Shqipërisë, në funksion të ndërtimit të një shteti më të fortë brenda një Europe më të bashkuar.

Në një kohë që BE po diskuton ende dhe vendet e Ballkanit Perëndimor presin vendime konkrete për ecurinë drejt anëtarësimit, Balla e vendos theksin veçanërisht te Kosova, duke e përfshirë qartë në listën e vendeve që duhet të jenë pjesë e valës së re të zgjerimit të BE-së.

”I takon vendimmarrjes së duhur në kohën e duhur të Bashkimit Europian që në këto kohë të vështira për kontinentin tonë, që nga Lufta e Dytë Botërore, thëniet e mençura, këshillat e mençura të etërve themelues, të mundësojnë sa më shpejt të jetë e mundur një valë të re zgjerimi për të parë Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën si anëtarë të tjerë të Bashkimit Europian”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër Balla solli në vëmendje mesazhin gjatë aktivitetit të organizuar për përvjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ndërsa u shpreh se ”në një kohë që historia na kujton ndarjet duhet të zgjedhim bashkimin si rrugën e vetme”. Edhe pse janë shënuar 36 vite nga rënia e Murit të Berlinit, Balla theksoi se ”Europa nuk është ende e bashkuar, siç do të kishte dashur ta shihte Altiero Spinelli”.

BE Integrimi Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.