Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla: Taksa e Qarkullimit nuk hiqet, kush lëviz me makinë duhet ta paguajë

15:51 / March 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se maxhoranca nuk ka ndërmend të votojë për heqjen e Taksës së Qarkullimit për naftën me qëllim uljen e çmimit të karburanteve në treg, ndërkohë që qeveria subvencionon çmimin e energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.

Duke iu përgjigjur propozimit të demokratëve përmes Alibeajt, Balla tha se qeveria ka subvencionuar çmimin e biletës për qytetarët që udhëtojnë me autobus, ndërsa ata që lëvizin me makina sipas tij, duhet të paguajnë taksa.

“Ndodh për herë të parë në botë që paketa e propozuar nga opozita është më e vogël se ajo që propozon qeveria. Opozita mund të propozoë ç’të dojë se është me duar në xhepa dhe s’ka përgjegjësi. Paketa jonë është 350 milion dollar. Janë para që shkojnë te njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Këtu kishte një propozim që të hiqet taksa e qarkullimit. A. Alibeaj unë dhe ti do ta paguajmë naftën me të njëjtin çmim në treg, kurse të gjithë qytetarët që lëvizin me autobus do ta paguajmë biletën sa e kanë patur para luftës. Nuk jemi këtu që të bëjmë politika për vete, dhe nuk jemi këtu për të ulur çmimin e naftës për mua dhe ty. Jemi këtu që të mos lejohet prekja nga çmimi I atyre që udhëtojnë me autobus”, tha Balla.

Sa i përket propozimit të demokratëve për të rritur ndihmën ekonomike, Balla tha se qeveria e ka bërë këtë më herët, madje gjatë miratimit të buxhetit 2022 është dyfishuar dhe trefishuar për disa kategori.

“Ju nuk e keni patur mendjen, por kur kemi miratuar Buxetin e vitit 2022, i cili është shumë më i mirë nga sa keni propozuar ju. Kemi rritur dy herë masën e ndihmës ekonomike për 15 mijë familje. Kemi rritur 3 herë masën e ndighmës ekonomike për fëmijët jetimë dhe gratë e dhunuar”, tha Balla.

Sa i përket TVSH-së, duhet të dini se heqja e saj nuk do të prekte qytetarët, pasi 60% e bizneseve ku blihen produktet ushqimore nuk kanë TVSH.

Në lidhje me nivelin e taksimit, Balla tha se qeveria aktuale është ajo që takson më tepër biznesin e madh, ndryshe nga sa bënte qeveria e Berishës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.