Dita e sotme do të mbetet historike për Shqipërinë, pasi për herë të parë në vendin tonë do të organizohet një finale europiane. Madje, kjo finale është edhe më e veçantë pasi është e para jo vetëm për vendin tonë por edhe për vetë Conference League, i cili është kompeticioni më i ri i UEFA-s dhe debutimin e tij do ta bëjë pikërisht në “Air Albania”.
Protagonistët kryoesorë të kësaj finaleje do të jenë Roma dhe Feyennord, të cilat do të përplasin “brirët” për trofeun e lavdishëm.
Në Shqipëri shumë tifozë janë mbështetës të skuadrave italiane, e për rrjedhojë shumica e tyre pritet të jenë në krah të verdhekuqve të Jose Moruinhos, edhe për faktin që te skuadra italiane kemi një lojtar shqiptarë, Marash Kumbulla, por edhe vetë tekniku portugez ka simpatinë e shqiptarëve.
Pikërisht për këtë të fundit, tifozët shqiptarë i kanë bërë një mikpritje, teksa te UPT kanë vendosur një banderolë gjigande ku në të shkruhej: “Mirësevjen në Romën e vogël”.
Një detaj ky që për “Corriere dello Sport” është shumë i rëndësishëm për Romën e Mourinhos, teksa ka zgjedhur ta përshkruajë këtë veprim si një pritje të ngrohtë për italianët.
“Pritje e ngrohtë për Jose Mourinho dhe Romën”, shkruan “Corriere Dello Sport”
