Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Banesat e paprivatizuara, qeveria miraton kushtet që do të zbatohen nga Enti

12:01 / November 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enti Kombëtar i Banesave bëri me dije se në mbledhjen e fundit të qeverisë ka kaluar edhe një vendim që lidhet me privatizimin e banesave dhe të objekteve të kthyera në fond banese të paprivatizuara.

Vendimi që pritet të hyjë në fuqi sapo të publikohet në Fletoren Zyrtare ndalet ndër të tjera në kushtet dhe procedurat.

Vetë Enti e ka sqaruar këtë vendim në disa pika duke përmbledhur qëllimin dhe kategorinë e banesave që bëjnë pjesë.

“Më datë 18.11.2020 Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin “Për rregullat, kushtet, kriteret e procedurat e privatizimit të banesave dhe të objekteve të kthyera në fond banese të paprivatizuara”. Qëllimi i këtij vendimi është finalizimi i procedurave të privatizimit të objekteve të paprivatizuara për:

Banesat e ndërtuara me fondet publike nga Enti Kombëtar i Banesave, pavarësisht nëse kanë kaluar ose jo në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore ku ato ndodhen, të cilat deri në fund të vitit 2007 kanë rezultuar me kontratë të palidhur, si dhe banesat e ndërtuara me fonde publike nga EKB-ja që rezultojnë me kontrata të zgjidhura e të liruara me vendim gjykate;

Banesat dhe objektet e kthyera në fond banese që me vendime të Këshillit të Ministrave i kanë kaluar në administrim EKB-së me qëllim privatizimin e tyre;

Banesat ose objektet e kthyera në fond banese me vendime të organeve të vetëqeverisjes vendore, ato që kanë kaluar në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe ato që figurojnë ende në pronësi të shtetit ku me autorizime të dhëna nga organet kompetente janë sistemuar me strehim banorë përpara vitit 2004;

Objektet që kanë mbetur të lira nga ristrukturimi i Forcave të Armatosura, përveç rasteve kur me ligj të veçantë janë të përcaktuar procedura të tjera për privatizimin e tyre” thuhet në sqarimin e Entit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.