Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Banorët e “Unazës së Re” vazhdojnë protestën, Klevis Balliu: Presim përshkallëzim

17:59 / January 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
30
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën e 60 -të protestës së banorëve të Astirit, e cila u përshkallëzua deri në djegien e gomave, ishte edhe deputeti demokrat Klevis Balliu.

Balliu u shpeh optimist, teksa tha se banorët e Unazës do ta fitojnë kauzën kundër shembjes së shtëpive dhe realizimit të projektit të Unazës së Madhe.

‘Demokratë dhe socialistë të hapin sytë dhe të shohin se çfarë po ndodh në Shqipëri, sesi ky projekt po vidhet. Ti themi jo kësaj diktature mafioze, ta shporrim këtë njeri njëherë e mirë. Rama të largohet urgjentisht, të dalë para drejtësisë, të shkojë atje ku e ka vendin, në burg. Nëse këta banorë nuk do të kishin rezistuar, shtëpitë e tyre do të ishin shembur. Nuk kam asnjë dyshim që banorët e Unazës do ta fitojnë këtë kauzë. Sikundër jam i sigurtë që të gjithë qytetarët shqiptarë do ta fitojnë kauzën kundër qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me paratë e drogës’, tha deputeti demokrat, ndërkohë që mirëkuptoi përshkallëzimin e protestës dhe mbështeti vendimin e banorëve për të hyrë në grevë urie në ditët në vijim.

‘Menaxhimi dhe organizimi i protestës është i banorëve, por unë mund të them që ciladoqoftë vendimmarrja e tyre, Partia Demokratike do ta mbështesë. Përshkallëzimet e protestës janë mëse të pritshme nëse qeveria nuk stepet dhe nuk tërhiqet nga afera korruptive që po bëhet këtu’, tha balliu ndër të tjera.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/281422529230622/?t=0

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthehen tensionet në rajon/ Dy të vrarë në jug të Libanit, Izraeli dhe Hezbollah shkëmbejnë akuza

15:05 / June 23, 2026

Mbi 32 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, afati mbyllet pas tre ditësh

14:21 / June 23, 2026

Rama publikon dokumentin për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

14:03 / June 23, 2026

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, alarm i kuq në Spanjë dhe temperatura rekord në Francë

12:30 / June 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.