Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Barcelona ”i lë targën” Realit për golat e shënuar

19:34 / November 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 11 24 193234
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Barcelona nuk e kryeson renditjen e La Liga, por diferenca me Realin e Madridit është reduktuar në vetëm 1 pikë. Kylian Mbappe kryeson listën e golashënuesve të La Liga me 13 gola, por kjo nuk i mjafton Realit të Madridit për të kaluar Barcelonën. Në këtë pikë shifrat nuk gënjejnë, 36 gola të shënuar nga Blaugranat në kampionat kundrejt 28 të Realit të Madridit

Analiza e kësaj diferencë nis me faktin se te Barcelona kanë gjetur golin 11 futbollistë, ndërsa te Reali i Madridit kanë shënuar 8 lojtarë. Te Barcelona spikasin më shumë Robert Lewandowski (8 gola) dhe Ferran Torres (7 gola), ndërsa në vendin e tretë janë Lamine Yamal dhe Fermin Lopez, të dy me 4 gola. Raphinha ka 3 gola, ndërsa Pedri, Araújo dhe Rashford kanë 2 goles. Kanë shënuar 1 gol Olmo, Eric García dhe Koundé. Te Reali i Madridit, pas Mbappe është një boshllëk i madh teksa Vinicius i dyti, është me 5 gola të shënuar i ndjekur më pas nga Güler (3), Bellingham (3), Carreras (1), Huijsen (1), Militao (1) dhe Mastantuno (1).

Një tjetër e dhënë që tregon diferencat e mëdha mes Barcelonës dhe Realit të Madridit për forcën sulmuese është fakti se skuadra e Flick e ka çuar në 50 numrin e ndeshjeve radhazi që shënon, ndërsa Reali i Madridit para dy javësh ‘ngeli thatë’ në ndeshjen me Rayo Vallecanon ndaj të cilit barazoi 0-0.

Por ajo që shqetëson më shumë në Madrid është fakti, që Barcelona ka mundur të arrij në këto shifra me Raphinhan 2 muaj jashtë fushave të dëmtuar, me Lamine Yamal që po përballet me pubalgjinë dhe me Robert Lewandowskin jashtë fushave për 3 javë . Edhe në Ligën e Kampioneve, Real Madrid është më mirë në renditje me 9 pikë kundrejt 7 të katalanasve, por edhe këtu Barcelona ‘i lë targën’ Los Blancos me 12 gola të shënuar kundrejt 8 të madrilenëve. Në këtë pjesë të parë të sezonit, Barcelona ka një avantazh prej 12 golash me Realin e Madridit, 48 gola të shënuar kundrejt 36 të Los Blancos që tregon se skuadra katalanase ka vënë diktatin përsa i përket lojës sulmuese.

barcelona La Liga madrid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.