Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazmnet Bardhi në nisje të seancës së sotme plenare e cila është edhe e fundit për këtë sesion, është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
Pasi Berisha paraqiti një banderolë në foltoren e Kuvendit, në ambientet e brendshme të Parlamentit u pa edhe Garda. Bardhi u shpreh se garda duhet të largohet pasi s’ka asnjë arsye që të shoqërojë deputetë e opozitës.
“Të largohet garda nga salla, nuk ka arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit Ju doni të kaloni në heshtje vjen me inceneratorët. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Frika e Edi Ramës nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti. Rama duhet të marrë guximin dhe të dalë nga vrima ku është futur, dhe të japë llogari për aferën e inceneratorëve”,-tha Bardhi.
