Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi konfirmoi pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve se Kuvendi i PD do të mbahet më 18 dhjetor.
“Kjo është koha që demokratët të mos përdoren si mish për top për të mbrojtur interesin personal të askujkt. PD nuk do të bëhet dhe nuk mund të bëhet mburojë e askujt që kërkon ta izolojë e ta shpallë të padëshiruar nga aleatët tanë strategjik. Vendimin nuk e marr as unë e askush tjetër, po institucionet e partisë. Prandaj dua të konfirmoj se më 18 dhjetor është kuvendi i PD si mundësi që demokratët të jenë bashkë e për të vazhduar bashkërisht rrugën e betejës për rrëzmin një orë më parë të regjimit të Ramës. Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve ishte mesazh bashkimi. Cilido që në këto dy muaj i ka fryrë zjarrit të përçarjes, dmeokratët e kanë të qartë që nuk ëshë në interesin e PD dhe demokratëve por atij që është duke e bërë. Prandaj lajmi i mirë sot është që më 18 dhjetor ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve zhvillohet Kuvendi ku çdo anëtar do të ketë mundësi për të folur e dialogusr e për tu bërë bashkë në misionin e rrëzimit të Edi Ramës”, tha ai.
