Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardhi: Të votohen ndryshimet në komisionin për Reformën Zgjedhore! Çuçi: Sot të shtyjmë afatin

11:17 / September 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1695286977 cuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kuvend PD dhe PS nuk po gjejnë gjuhën për ringritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Gazment Bardhi kërkoi që sot të kryhet votimi për ndryshimin e komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi grupi i PD-së ka ndryshuar ekipin.

“Përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Na rezulton se e kanë lënë Reformën Zgjedhore në heshtje. Komisioni ka harruar të zgjidhet dhe kanë mbetur deputetë që kanë dorëzuar mandatin. Grida Duma ka lënë mandatin dhe është në punën e vet. Për ta bërë efikas komisionin kemi vendosur që të nisim punën. Nëse po i zgjasni afatin, mund ta lini opozitën pa komision. Duhet të plotësohet ekipi i komisionit për Reformën Zgjedhore. S’keni pse ndërhyni”,-tha Bardhi.

Kreu i grupit të PS-së, propozoi që të shtyhet fillimisht afati për Reformën Zgjedhore. Por Bardhi nga ana e tij insistoi, se pas votimit për zgjatjen e afatit, të kryhet edhe votimi për ndryshimin e Komisionit të PD-së për Reformën Zgjedhore.

“Ka një nevojë të menjëhershme të fillojë komisioni për Reformën Zgjedhore. Kemi detyrim kushtetues nga vendimi që vjen nga GJK në lidhje me elementë të rëndësishme të Kodit zgjedhor. Është një komision ndoshta nga më të rëndësishmit. Shpresoj që edhe kolegët të kenë durimin dhe të japin konsensusin dhe të ulen pa paragjykime në mënyrë q ëtë bëjnë më të mirën për Shqipërinë. Nuk jemi ne ata që i zgjedhim përfaqësuesit e opozitës në Komision. Asnjë veprim duke nisur që nga kryetarja e Kuvendit, nuk ka adresuar këtë gjë. Meqë kemi një vendim për shtyrjen e afatit të komisionit, nga pikëpamja procedurale ta shtyjmë sot dhe seancën tjetër shkojmë me ndryshimet përkatëse, pasi edhe ne kemi nevojë të bëjmë ndryshime”,-tha Çuçi.

kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“KLP dhe KLGJ, fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”/ Rama s’e kursen administratën: Ka njerëz që janë me meritë dhe të tjerë me “WhatsApp”

11:34 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.