Në një postim në rrjetet sociale kryetari i PD-së, Lulzim Basha tregon angazhimin e parë të programit të demokratëve, 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët.
Basha thotë se ka ardhur koha të largohet kjo qeveri dhe të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj.
POSTIMI I BASHES
ShqipëriaFiton/ Basha tregon angazhimin e parë të programit:110,000 vende të reja pune për shqiptarët.
Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.
🇦🇱✌️
Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.
🇦🇱💪
Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj
