Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Basha: Buxheti për bujqësinë, më i ulëti, po godisni prodhimin vendas!

13:22 / November 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha kuvend2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teatër që të ngjall krupën’ e ka quajtur kreu i PD-së, Lulzim Basha takimin e kryeministrit Edi Rama me fermerët, të cilët protestuan sot para Kuvendit kundër paketës së re fiskale. Sipas Bashës, fermerët protestojnë me të drejtë, pasi politikat e reja fiskale të qeverisë po i çojnë ata drejt falimentimit. Basha tha se buxheti për bujqësinë është më i ulëti dhe se po goditet prodhimi vendas e po favorizohen ‘oligarkët e eksporteve’

“Psudo-maxhoranca bëhet gati të votojë symbyllur mënyrën si do shpenzohen taksat e shqiptarëve, përfaqësuesit e fermerëve që përfaqësojnë 40% të punësuarve në Shqipëri kanë harxhuar sërish para për të udhëtuar drejt Tiranës vetëm që tju dëgjohet zëri, që mos ju shkelet sakrifica. I japin këtij vendi 20% të prodhimit të brendshëm bruto, kjo tregon çfarë peshe ka bujqësia në vendin tonë dhe për këtë duhet të dëgjohen para se të ngrihen kartonët. Janë njerëz që vetëm japin dhe në këmbim nuk marrin asgjë. Arkat e shtetit që ata i mbushin me taksat që paguajnë, ky kryeministër dhe ministrat e tij i zbrazin pa teklif me të dyja duart. I ofendoni, si me teatrin e paradites që ngjall krupë. Protestojnë sepse ndryshe nga sa përrallisni, buxheti për bujqësinë do të jetë edhe më i ulët se vitin e kaluar. Do të përballen me rritjen shtesë të 10% të çmimit, protestojnë sepse në vend të mbështesni prodhimin vendas, po e godisni në të gjitha hallkat duke favorizuar oligarkët e eksporteve. Ju nuk keni konsultuar askënd prej tyre për këto masa që po e shkatërrojnë bujqësinë”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

09:08 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.