Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë ku do të fillojë pas pak edhe seanca e radhës plenare. Po ashtu, drejt Parlamentit ishte nisur edhe lideri i demokratëve Lulzim Basha bashkë me deputetët e PD.
I shoqëruar nga sekretari Gazment Bardhi dhe Alfred Rushaj, Basha ka dalë nga selia blu ku zhvilloi mbledhjen e radhës me demokratët dhe u dha ‘bekimin’ aleatëve për krijimin e dy grupeve të tjera përlamentare përveç atij të PD-së.
Duke përshkuar rrugën me këmbë, Basha ka mbërritur në Kuvend, vetëm pak sekonda para ish-kryeministrit Berisha, të cilin e ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.
