Kreu i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar, tha se nuk e njeh referendumin e Sali Berishës.
Kreu i PD theksoi se gabimet e së shkuarës nuk do ta marrin peng PD-në dhe demokratët.
Ndër të tjera, Basha tha se mund të ishim anëtarësuar me kohë në BE, por fajtor është Berisha.
Sakaq, ai shtoi se nuk njeh asnjë aktivitet tjetër të organizuar nga askush, pasi “PD ka vetëm një Kuvend Kombëtar që sot ka marrë vendimet e veta”.
“Ka vetëm një PD, që ka pasur një Kuvend sot. Të tjerat janë përpjekje personale për të bërë demokratët mish për top. Nuk i kam dëgjuar deklaratat e tij, sepse ai ka vendosur interesat e veta mbi demokratët”, tha Basha duke iu referuar Berishës.
