Kryetari i PD-së Lulzim Basha është ndalur në Gjirokastër këtë të shtunë për të ftuar qytetarët në protestën e 16 shkurtit. Ju duhet një shtet që ju shtrin dorën, jo t’ju vëjë këmbën, tha ai në takimin me biznesin e vogël.
“Nuk do t’ju lëmë kështu. Të punojmë të gjithë bashkë që të rikthejmë ekonominë dhe mirëqënien. Me uljen e çmimin të karburantit dhe energjisë, ne besojmë se ekonomia do të marrë impulse shumë pozitive.Investimet do t’jua kthejmë ju, sepse ju duhet një shtet që ju shtrin dorën, jo t’ju vë këmbën”, tha Basha.
Në takimin me qytetarët ai tha se ka ardhur për të ftuar këtë qytet më datë 16 shkurt e të marrin në dorë fatin e tyre për të përmbytur këtë sistem të kalbur i cili është kthyer në gangrenë për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.
: Ju duhet shtet që shtrin dorën, jo t’ju vëjë këmbën
