“A nuk do të ishte një shenjë e mirë që t’ia lëmë demokratëve ta vlerësojnë në një proces të ndershëm të drejtë e të barabartë”,-tha Enkelejd Alibeaj kur u pyet për garën e PD dhe kandidimin e Lulzim Bashës. Në një deklaratë për media ai tha se kjo e drejtë i takon anëtarësisë.
“Ne mund të kemi idetë tona, po askush nuk duhet të ketë fodullëkun se mendojnë më mirë e drejt se anëtarësia. Ne kemi një detyrë që zëri i tyre të dëgjohet. PD nuk do të duhet të jetë më e njerëzve që e braktisin”. Sipas tij PD e suksesshme është ajo që nuk do të varet nga humori dhe shija e kryetarit por nga gjykimi i demokratëve.
