Aleatët e djathtë janë takuar sot me kreun e PD-së Lulzim Basha për zgjedhjet e 13 tetorit.
Burime nga selia blu bëjnë të ditur për mediat se Basha ka shprehur qëndrimin e tim se KQZ ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 tetorit.
“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje.”
Lexo edhe- Opozita e Bashkuar, letër KQZ-së: Nisni punën për 13 tetorin
