Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Basha: Me check‐up-in burrat rezultojnë shtatzënë, gratë me prostatë

10:58 / December 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend mes të tjerash ironizoi edhe PP-në e Check‐Up-it, ku sipas tij, burrat dalin shatëzënë dhe gratë me probleme në prostatë.

“Në vendin e tyre paratë vazhdojnë që të hidhen në lumë për Check‐Up që i nxjerr burrat shtatzënë dhe gratë me protestë. Sa herë që ndodh një fatkeqësi, si Klodian Rasha një vit më parë, na dalin në skenë kukulla me kostumi qeveritar, na vijën në sallë për propozime ligjesh, ligje që nuk zbatohen kurrë. Kjo qeveri, që sundon vendin në paligjshmëri, nuk është që të qeverisë, por të sundojë. Nuk është që t’i shpërbejë njerëzve. Mbajtja me çdo kusht e pushtetit sjell fatura të tilla, jetë të humbura në xhunglën e korrupsionit, që nga Ardit Gjoklaj dhe Klodian Rasha. Hipokrizia do të ishte një fjalë ledhatuese në këtë situatë. Kjo është situatë kriminale. Ka ardhur këtu pasi të gjitha kolonat që bëjnë bashkë ngjizjen e një kohezioni të një qeverisje, ku ata që duken se janë kundër, i ka ortakë. Fakti është që prej vitesh kjo qeveri, ky kryeministër nuk i njohin dhe jo më t’i qajnë hallet njerëzve. Fakti është se ka më shumë se 3 vjet që nga tërmeti dhe më pas pandemia, që kjo qeveri është ekspozuar jo thjesht si e korruptuar, por më e korruptuara e Ballkanit. Sa herë që ndodhem në këtë foltore, dua t’ju them se ky nuk është as urimi dhe konstatimi i PD, por i DASH, sipas indeksit të Korrupsionit, Transparence Internacional, ku thuhet se; Shqipëria renditet si ndër vendet më të korruptuara në Ballkan.”, tha Basha.

prostatë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herës

22:10 / September 21, 2026

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Kaosi në aeroportet britanike/ Anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror

21:09 / September 21, 2026

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës! Mesazh Kosovës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK

20:11 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.