Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha me fermerët në Peqin: Po nuk mbajta premtimet, s’vij për mandat të dytë

13:15 / April 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 19 2 619x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me fermerët në fshatin Pajovë të Peqinit, tregoi planin e PD për këte kategori. Ai tha se vizioni i tyre për fermerët, është që të subvencionojnë këtë kategori, të sigurojë pensionet për fermerët si dhe të mundësojë arsimimin për familjet që nuk kanë mundësi të paguajnë shkollimin për fëmijët e tyre.

“Fatura e borxheve që ka krijuar kjo qeveri është te tmerrshme. Certifikimi i produkteve për t’i eksportuar, siguria ushqimore, dhe e treta është ajo që thamë, për tetë vite siç ka ngec ai kanal që kur ikëm ne, të gjitha kanë mbetur në vendnumëro. Erdhi fushata, është zgjuar dhe ka hap librin e përrallave. Tani ka filluar të premtojë mrekullira. Këtu vjen pyetja e madhe, për tetë vite ju ka lënë në baltë, më 25 prill do të merret një vendim, a do të votoni sërish atë njeri që ju la në baltë, apo do të na besoni je që jua njohim hallet problem. Pra 50 mln euro të tjera do të vendosim në funksion për ju, vijmë me plane, jo me premtime, kemi ekspertët më të mirë në Ballkan, që dinë se çfarë është e përshtatshme për tokën. Detyra jonë është të çajmë rrugën, të tregojmë rrugën për të ndihmuar, nga subvencionet për prodhimet, pensionet e fermerëve dhe fëmijët tuaj që të studiohet, edhe nëse ju nuk keni mundësi nga ana financiare. Përgjegjësia që këto të bëhen realitet është e juaja, ndryshim me Edi Ramën nuk ka. Më 25 prill, dilni masivisht votoni, jo për mua, as për Gaz Bardhin, apo Dash Sulën, ne bëjmë detyrën tonë, ne kemi ardhur me zgjidhjet tona, që këto të fu6nksionojnë është radha juaj. Ne ca kemi pasur në dorë e kemi bërë këto 8 vite, kemi formuluar zgjidhjet, kemi qenë me ju, me 25 prill me votën tuaj keni në dorë të ndryshoni fatin tuaj. E keni ju në dorë, zgjidhini nëpërmjet dikujt që ju ka mbajt me rrena, e ka lënë vendin në llucë, apo zgjidhni ndryshimin, që secili prej jush të krijojë një të ardhme. S’po themi që do e bëjmë Shqipërinë si Zvicra, por që secili nga ju të jetë i njëjtë si fermeri i Maqedonisë, është i mundshëm. Po nuk mbajta premtimet, nuk vij më për mandate të dytë, nuk vij t’ju kërkoj votën. Pa larguar Edi Ramën, keq e më keq do të shkojnë punët. Politikanët duhet të jenë shërbëtorë, siç janë në botë. Duke votuar për PD, numrin 9, nuk keni zgjedhur thjesht një parti, por keni votuar për ndryshimin”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026

Kryeministri Rama fton sërish studentët për dialog, do prezantojë dhe ‘dritare’ të re komunikimi

09:43 / November 6, 2026

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit

20:19 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.