Gazment Bardhi ka reaguar pas ndryshimeve statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të PD, ku i hoqën postin e kreut të grupit parlamentar, duke ia deleguar këtë përgjegjësi kryetarit të grupit.
“Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme”, shkruan Bardhi, teksa zgjedhur që t’i përgjigjet Bashës me një citim nga Fjodor Dostojevski.
Në një nen të miratuar propozohet që kur Partia Demokratike të jetë në opozitë, kryetari i grupit Parlamentar të jetë vetë kryetari i Partisë, pra Basha.
“Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, thuhet ne Statutin qe u miratua.
