Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha në Shëngjin: Turizmi është lënë në harresë. Qeveria i jep 1 milion euro…

10:46 / June 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha shengjin11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ishte sot në plazhin e Shëngjinit, ku sëbashku me operatorët turistik të zonës, ka dëgjuar problemet ekonomike që kanë bizneset e hoteleri turizmit në Lezhë.

Për Bashën, sektori i turizmit është lënë në harresë dhe nuk po merr mbështetjen e duhur të Qeverisë.

Sipas tij, operatorët turistik duhet të ngrihen dhe të kërkojnë drejtësi dhe jo lëmoshë, por të marrin të njëjtën mbështetje që bizneset e turizmit kanë perfituar në vendet fqinje si Mali i Zi apo Maqedonia.

“1/4 e ekonomisë përbërën turizmi. Pa pikë diskutimi plazh i mrekullueshëm, qoftë për bukurinë që ofron. Gjithçka në perfeksion, gjithçka blozë përsa i përket situatës ekonomike. Dora e shtetit nuk ndihet, por kjo dorë ndihet vetëm kur behët fjalë për të vjelë taksat, dritat dhe ujin, ndërsa për pjesën tjetër, është zero. S’kanë asnjë siguri për prenotimet, Shqipëria i vetmi ndër vendet që nuk mbështet operatorin e turizmit. U kërkon të shkojnë në bankë për të marrë lekë për të paguar punonjësit, ndërkohë që ti s’ke likuiditet është një gropë e madhe ku rrezikon të futesh.

Kështu jo vetëm nuk ndihmohet turizmi, por i jepet një goditje ekonomisë. Kemi një Shqipëri në krizë të thellë ekonomike, kjo Qeveri dhe ky kryeministër kanë vijuar të derdhin paratë tuaja në xhepat e bandës së Lushnjës, 1 milion euro për Klodian Mërtirin. Kanë vazhduar të hedhin milionë për pseudo-koncensione, kur më shumë duheshin paratë për sektorin e turizmit.

Të braktisin praktikat korruptive dhe të mbështetësin ato sektor që ndikojnë në ekonomi. PD ka gati një plan për të shpëtuar sektorin e turizmit, duhet të kërkoni drejtësi dhe jo lëmoshë. Të kërkojnë të paktën të njëjtat të drejta që kërkojnë operatorët turistik të Malit të Zi dhe Maqedonisë, s’po them të Greqisë”, u shpreh Basha.

Shqetësimet

Ndërkohë që përfaqësuesi i biznesit të hoteleri turizmit, Dritan Kondakçiu ka pohuar se punojnë vetëm të shtunave dhe të dielave, ndërkohë që gjatë javës nuk ka punë fare. Ai theksoi se gjysmen e stafit e ka lene ne pritje, por s’ka mundesi per t’i paguar.

“Punojmë vetëm të shtunën dhe të dielën, ditët e javës nuk ka punë. Përpiqemi që të bashkëpunojmë më agjencitë, por puna është e pakta. Taksat duhet ti paguajmë deri në fund të qershorit, është e zorshme që ti shlyejmë. Janë drita, ujë, pagat e punonjësve për të paguar, kërkojmë shtyrje, shtyrje të këtyre të pagesave dhe punonjësit e Tatimeve të na lënë të qetë se jemi në pikë të hallit. Rëra është shumë e shtrenjtë, na kanë bërë që paguajmë gjithë rërën. Kam gjysmën e personelit në punë, gjysmën tjetër i kamë lënë në pritje.

Kush i paguan? Zoti! Unë s’e di. Duan dhe ata një rrogë, por s’kemi mundësi. Ne jemi biznes, nuk jemi partiak, duam mbështetje, shteti është ortak 20% me ne, për TVSH-në. Duhet të na ndihmojë shteti. Qytetarët kanë frikë të vijnë në plazh se meraku i COVID është i madh. Po na bëjnë reklamë të keqe vendet fqinje, sikur jemi më keq se Italia”, theksoi përfaqësuesi i biznesit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.