Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një spot me bukuritë e vendit ku në fund jep mesazhin se ka ardhur koha që këto potenciale ti vëmë në jetë.
Ngjan si një spot elektoral ky i Bashës që kërkon zgjedhjet të parakohshme dhe largim të Edi Ramës.
“Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku ti vëmë në jetë”, shkruan Basha.
