Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një video ku flasin qytetarë thotë se kryeministri Edi Rama premtoi shëndetësi falas, por sot shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se kushdo në rajon.
“Premtoi shëndetësi falas për të gjithë por gënjeu. Shëndetësia është në kolaps dhe shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, shkruan ai.
