Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha sherr me Palokën, kërcënon Berishën: Nëse plani është shantazhi për të sabotuar PD në zgjedhje, ky është fundi!

17:45 / November 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha basha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e Kryesisë nuk kanë munguar diskutimet mes kryedemokratit dhe kreut të Këshillit Kombëtar, ku Basha ka pyetur se çfarë pune kanë Suel Çela dhe “Qifja”, apo Tom Doshi me Kuvendin e PD-së, ndërsa Edi Paloka i ka kërkuar që denoncimet ti çojë në Prokurori. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë, Lulzim Basha i ka dhënë një mesazh Sali Berishës, duke thënë që “nëse plani i tij është që t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh, ku do të jetë fundi i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij”.

DISKUTIME

Lulzim Basha: Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Çela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush a shpjegon?

Edi Paloka: Çoji në prokurori kryetar, mos na i trego këtu!

Lulzim Basha: Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD ne konfliktin e tij personal me SHBA. PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo kuvend të PD. Paloka foli për mungesë vëmendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama per t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD?

Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim. Është një fund realisht i i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij jo thjesht për PD, por për Shqipërinë  tij. Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky është fundi. Uroj që të paktën këtë hap të mos e hedhë”!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.