Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë të posaçme për shtyp lidhur me integrimin e vendit u shpreh se dështimi nuk ishte i Shqipërisë por i Edi Ramës. Ai kërkoi që qeveria shqiptarë të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut. Qeveria e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme tha Basha.
“Një njeri po na mban peng të gjithëve, kjo duhet të marrë fund. Është koha që qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësitë për dështimet e saj dhe t’i kthejë mandatin popullit shqiptar me një qeveri të re legjitime që drejton procesin e negociatave”, tha Basha.
Ai tha se e vetmja rrugë e vendit është rruga evropiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën dhe jo Shqipërinë.
“Gjermania i tha po Shqipërisë, jo qeverisë me 9 kushte që duhen përmbushur.
Kjo nuk i intereson Edi Ramës e kjo nënkupton zgjedhje të lira e të ndershme ndarjen nga krimi, ndarjen dhe balancimin e pushteve, institucione të forta e të pavarura të drejtësisë. Të gjithë biem dakord që rruga e vetme para është rruga drejt Europës”, tha Basha.
