Ish kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me demokratët e qytetit të Kavajës. Ish-kryedemokrati kambledhur nëj grup personash në një ambient bar-kafe ku duken të përfshirë në diskutime.
Që prej dorëheqjes së tij nga kreu i partisë Demokratike, Basha ka vijuar me takimet e tij me “mbështetësit besnikë” në qytete të ndryshme të vendit. Për mediat, ai ka deklaruar se këto takime bëheshin për t’i falenderuar për mbështetjen dhe për të folur mbi bashkimin e Partisë Demokratike e cila që prej shtatorit të kaluar duket se nuk po e rimerr dot veten për të qenë një opozitë e bashkuar përballë qeverisë.
