Kreu i Parrisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Durrës në një familje të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Basha vizitoi familjen e Kujtim e Nexhmije Shkalla, që jeton ende në banesën e rrënuar.
Teksa sot bëhen dy vite nga ngjarja tragjike ku humbën jetën 51 qytetarë, Basha theksoi mes të tjerash se plaga nuk është lehtësuar. Kreu i demokratëve nënvizoi se duhen vënë para drejtësisë përgjegjësit për jetët e humbura në Thumanë.
