Një 37- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit pasi ka dhunuar bashkëshorten, psikologjikisht dhe fizikisht. Kjo e fundit ka tentuar të vetë helmohet duke pirë detergjent.
Ndërkohë një tjetër rast dhune është regjistruar në Gramsh. B. K., 23 vjeç, banues në Durrës , pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në banesën e prindërve të tij në Gramsh.
Tre persona të tjerë janë arrestuar për vepra të tjera penale.
• E.L., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen ” 28 Nëntori” të Elbasanit në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.L., 33 vjeç, (i cili është proçeduar penalisht në gjendje të lirë), kanë goditur me sende të forta në banesë shtetasin E.Xh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
• K.K., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Cërrik – Gostim , duke drejtuar mjetin tip ” Fiat” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.H., 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
