Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Bashkia ”Qosja” e Kavajës, kryetari fisnik me fisin!

08:50 / September 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bashkia Kavaje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Kavajës e meriton të ndryshojë emër, e të quhet denjësisht ”Bashkia Qosja”!

Një bashki e vogël, por na doli me vende pune të pakufijshme. Një bashki e cila në pak kohë është kthyer në punësim të fisit të kryetarit që premtoi ndryshimin e madh, e që në fakt ndryshoi statuset e njerëzve të tij, nga të papunë, në të punësuar në bashki. Kryetari premtoi që në bashki do të ketë profesionistë, e në fakt profesionistët na dolën të gjithë nga fisi Qosja, nga familjarë dhe krushqit e Fisnik Qosjes.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që kryetari ka pushtet, por KJO nuk do të thotë të bëhet zot i bashkisë. Ashtu siç u votua, edhe rrëzohet frikshëm nga qytetarët.

Fisnik Qosja që pas fitores më 14 Maj si kandidat i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, të nesërmen e nisi me një parakalim si superstar, me tapet të kuq që nuk është parë në asnjë bashki, por me fshesë të madhe bëri largimet masive nga Bashkia. Sot Bashkia është në proces gjyqësor për largime pa shkak nga puna.

Sipas burimeve personale, nga puna janë hequr afro 130 punonjës që punuan çdo ditë me përkushtim për qytetin dhe e ndryshuan vërtet. Një turp i madh që ndodh në vendin tonë, që kryetari shkrin një administratë që ka punuar, për të përmbushur ”NDRYSHIMIN” që premtoi, fisin në çdo post kryesor që përmban Bashkia.

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike në Bashkinë e Kavajës. Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i zgjedhur në 14 maj 2023, ka bërë disa emërime të njerëzve të afërt. Ai ka punësuar disa kushërinj, bashkëshorten e dajës, burrin e kushërirës së parë, krushkën. Këta të gjithë në poste kyçe, si në marrëdhëniet me publikun, në urbanistikë, te kabineti apo te prokurimet. Qytetarët e thjeshtë çdo ditë përballen me këta persona kur shkojnë në bashki.

A ky ishte ndryshimi që premtoi Qosja që trokiti në çdo derë të qytetarëve, që sot ata ankohen për papastërtinë ku ndodhet qyteti, ky është ”ndryshimi” që premtoi Fisnik Qosja, i cili përgjatë fushatës renditi pika që do ta bënin Kavajën një qytet bregdetar, e që në fakt, e ktheu në folenë e punësimit nepotike.

Apo premtimi për inceneratorin e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi në mbledhjen e të Këshillit Bashkiak më 15 shtator një pagesë prej 122 mln lekësh që Bashkia e Kavajës kishte bërë në datën 22 gusht për inceneratorin e Tiranës. Kjo i hutoi jo pak këshilltarët e opozitës të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ç’ka tregon qartazi se nuk ka pasur asnjë hezitim nga kryebashkiaku i djathtë për të shlyer detyrimet për plehrat.

Plehrat që kryetari me mburrje tha sesi Kavaja do të jetë e pastër, sot është më e pistë. Plehrat janë kudo, fotot e tregojnë, ankesat e qytetarëve. Bashkia ”Qosja” e Kavajës nuk po ndryshon për Qytetarët, por për njerëzit e kryetarit! /KohaJone/

WhatsApp Image 2023 09 27 at 17.59.18

Fisnik Qosja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.