Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me batutë pyetjes së gazetarëve se si do të votojë nëse bëhet një referendum për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
“Kjo është pyetja apo provokacija? Tani në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin Shqipërisë me Kosovën, unë do votoja hapur pro. Tani në rast se më pyesni a do të ndodhë kjo, po ju provokoj edhe unë them që do të ndodhë, por nuk di kur do të ndodhë, si apo kur, por që kjo do të ndodhë një ditë unë them që po. Ata që dalin e bërtasin për Shqipërinë e Madhe ju them që fallxhorët nuk gjykohen se është fall. Nëse do të hidja fall dhe në këtë rast po e hedh me imagjinatë po them që do të ndodhë,” tha Rama.
