Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer edhe batutat gjatë takimeve me familjet që kanë përfituar shtëpitë nga programi i Rindërtimit.
Një prej tyre ishte dhe një qytetar i cili i tha se ishte skulptor duke bërë shaka me kreun e qeverisë se ishte një shkallë më lartë.
Qytetari: Ne e kemi pasur një shtëpi të vjetër këtu. Kemi qenë me gjithë vëllain. Ne kemi qenë gjithmonë krahu politik i djathtë, ti na ke bërë nder.
Rama: Ça deshe djathtas ti, ku e di ti çfarë është e djathta dhe e majta. Ti djathta dhe e majta di vetëm këmbët e futbollit, se këto më të vjetrit i dinë këto….
I vellai i qytetarit: E ke dhe kolegë se është në Universitetin e lartë të Arteve
Qytetari: Unë jam skulptor, jam një shkallë më lartë se ty.
Rama: Mirë të paktën po skulptor i majtë ka lezet, jo skulptor i djathtë
