Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

BE merr vendimin e rëndësishëm për propozimin e Komunitetit Politik Evropian që propozoi Macron

22:47 / October 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Macron
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka dërguar ftesat për anëtarët e Komunitetit Politik Evropian. Ky Komunitet është propozuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe takimi i parë do të zhvillohet në Pragë. Takimi përfshin të gjithë vendet që gjenden gjeografikisht në Evropë, përfshirë Shqipërinë edhe  Kosovën. Mbledhja do të zhvillohet më 6 dhe 7 tetor. Si temë fokusi do ta ketë përpjekjet e Rusisë për ta pushtuar Ukrainën.

“Me pasojat dramatike të luftës së Rusisë që prek vendet evropiane në shumë fronte, ne ramë dakord të hapnim Komunitetin Politik Evropian me synimin për të bashkuar vendet në kontinentin evropian dhe për të ofruar një platformë për koordinimin politik. Ambicia është të bashkojë liderët në baza të barabarta dhe të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët, në mënyrë që, së bashku, të punojmë në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të Evropës në tërësi”, thuhet në letër.

Po ashtu do të diskutohen edhe tema si si paqja dhe siguria, situata ekonomike, energjia dhe klima, si dhe migrimi dhe lëvizshmëria.

“Asnjë rezultat zyrtar me shkrim i Komunitetit Politik Evropian nuk është parashikuar”, thuhet në deklaratë.

Në njoftim tregohet edhe agjenda e ngjarjes dhe gjithçka nis më 6 tetor ora 13:00.

BE komuniteti politik evropian Macron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.