Ministrja e Bujqësisë ka reaguar për pezullimin e fondeve të Bujqësisë nga BE nën akuzën për korrupsion.
Krifca tha se fondet e BE-së nuk janë ndërprerë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për hetime që lidhen me korrupsion në AZHBR.
Gjatë fjalës së saj, ajo shtoi se nuk është shkelur në asnjë moment ligji dhe procedurat që po kryhen janë standarde.
“Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si një masë e përkohshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë në Bruksel. Në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion. Në këtë pikëpamje unë nuk mund të komentoj dhe as nuk mund të parashikoj asgjë nga këto rrethana. Mund t’iu siguroj që sistemi i menaxhimit të fondeve dhe procedura e ndjekur nga Agjencia janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE. Nëse këto procedura të verifikuara nga jashtë brenda, janë cenuar apo për shkak të zhvillimeve të ndryshme imponojnë përmirësimin e tyre, jemi te interesuar për të bashkëpunuar bashkë me OLAF për të bashkëpunuar menjëherë dhe për të korrigjuar veprimtarinë e institucionit. Programi nuk është ndaluar, ai është në funksion”, deklaroi Krifca.