Ish-drejtues i Krimeve të Rënda, Eugen Beci thotë se SPAK-u u mbush me propagandë, kjo pasi nuk ka as “shkopin magjik”.
“Kur u ngrit SPAK-u u duk sikur gjithçka do të zgjidhej si me shkop magjik. Por është e pamundur që një strukturë që do të funksionojë me subjekte dhe legjislacion të kufizuar do të zgjidhë gjithçka mbi korrupsionin në Shqipëri. Pritshmëritë që iu ngarkuan ishin të lartë, ndërsa realiteti tregoi diçka tjetër, duke se sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit me reformën në drejtësi krijuam një problem shumë të madh. Atë që ishte arritur në luftën kundër krimit të organizuar, SPAK-u nuk e mori”.