Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci pati një takim me ekipin e Vllaznisë. Gjatë këtij takimi, Beci ka uruar kapitenin e skuadrës, Bekim Balaj për tre trofetë e fituar në ceremoninë e organizuar nga FSHF.
“I garantova mbështetjen maksimale djemve kuqeblu për të ardhmen dhe sigurisht, i përcolla një urim të përzemërt për sukses në ndeshjen e ardhshme”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.
Teuta-Vllaznia është një nga dy sfidat e së premtes, që hap javën e 23-të të Superligës, me shkodranët të cilët kthehen në fushë pas disfatës në “Loro Boriçi” me Egnatian.



