Historiani Hasan Bello tha në emisionin ‘Opinion’ se bazuar në statistikat e mbledhura, mësohet se sipërfaqja e 4 vilajeteve shqiptare në atë periudhë ishte shumë herë me e madhe se sa territori i sotëm i vendit. Vilajetet plot 145 vjet më parë zinin afërsisht 131 mijë km2 sipërfaqe.
Hasan Bello: Mbi bazën e statistikave, sipërfaqja e katër vilajeteve shqiptare shkonte në 131 mijë km2, afërsisht.
Blendi Fevziu: 131 mijë km2?
Hasan Bello: 4 vilajetet shqiptare, ku dominonte popullsia shqiptare, se kemi dhe zona të përziera.
Blendi Fevziu: 131 mijë km2 ishte ë? Nga 40 mijë që kemi ne sot Shqipëria dhe Kosova bashkë…
Hasan Bello: Po, po! Sepse një pjesë ka mbetur në Greqi ose Maqedoni, deri në kufi me Bosnjen.