Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ben e Jennifer nisin turne pushimesh në Capri, takohet me ish të dashurin Alex Rodriguez edhe ai i shoqëruar

17:20 / July 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ben Aflek
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jennifer Lopez shpëtoi paq pa u përballur me ish-të fejuarin e saj Alex Rodriguez, teksa mbërriti sot në Capri, të Italisë per pushime, me të dashurin “e përsëritur” Ben Affleck.

Pasi festoi në fundjavë ditëlindjen e 52-të në Saint-Tropez të rivierës franceze, Jennifer e 48 vjeçari Ben, erdhën me mega-jahtin e tyre në Itali nga një port në Monaco.

J-Lo dukej me një pamje “të lavdishme” në një komplet në të bardha, ndërsa bukuroshi i saj Ben, mbante bluzë dhe pantallona ngjyrë blu.

Dyshja dukeshin vërtet si një çift në muajin e tyre të mjaltit, teksa shëtisnin në Capri duke mbajtur dorën e njëri-tjetrit, të shoqëruar nga ndihmësat dhe bodyguard-ët.

Ndërsa ish-i fejuari i Lopës, Rodriguez po festonte ditëlindjen e tij të 46-të gjithashtu ne Mesdhe në jahtin e marrë me qera Ocean Paradise, i cili ka një vlerë prej €27,000,000 ($31,860,810) dhe mund të mbajë 12 të ftuar e 12 vetë ekuipazh.

Por jahti me te cilin po udhetojne Ben e Lopez, Valerie, ka nje vlere prej €110,000,000 ($129,817,600), ne te cilin Ben Affleck dhe zonja Lopez ishin pare te krijonin skena te nxehta te ngjashme me ato te videos se saj te vitit 2002 ‘Jenny from the Block’.

Jennifer gjithashtu ka marrë jahtin të me qera, 85-metroshin Valerie të ndërtuar nga grupi Lürssen, i cili mund të akomodojë 17 të ftuar në nëntë kabina në formë suite, me një ekuipazh prej 27-vetësh.

Lopez e Rodriguez i dhanë fund fejesës së tyre në prill të këtij viti, teksa thanë se mbeten  “më mirë si miq” dhe se do të mbeten të tillë.

Ben e Jennifer kishin ardhur në rivierën franceze me një avion privat luksoz, me shumë gjasa  modelin Bombardier, për të nisur turneun mesdhetar me superjahtin $130 milionësh, ku ishin parë duke shkëmbyer puthje e përqafime pasionante në kuvertë.

Nuk dihet ende se cili nga të dy po paguan për udhëtimin ekstravagant, por Affleck llogaritet se zotëron rreth $150 milionë, kurse JLo rreth tre herë më shumë se ai, në rreth $400M. Pasuria e Rodrigues thuhet se është diku rreth $350M.

  • 1 77
  • 3 10
  • 4 11
Ben Aflek 2

Alex Rodriguez jennifer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.