Sali Berisha mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga bordi Ekzekutiv i Forumit të Grave të EPP: ”Fuqia e Grave në Politikë”. Berisha tha se gratë e PPE mbështetën PD-në në ditët më të vështira. Ai ngriti akuza edhe ndaj BE-së, duke thënë se ka bekuar në heshtje narkoshtetin në Shqipëri.
”Është narkoshteti i parë që instalohet në Europë. Në rast se 20 vite më parë lexova se narkodiktaturat janë forma më e shëmtuar e diktaturave, shkruante Samuel Hungtington, asokohe duke ardhur nga një diktaturë staliniste, siç ishte Shqipëria, nuk u binda shumë. Por kur përjetoj këtu këtë realitet, ajo është një e vërtetë e madhe.
Kjo narkodiktaturë ka pasur probleme të shumanshme. Së pari, ndonëse shkruhet gjerësisht dhe është analizuar gjerësisht, përsëri edhe lehtë nuk pranohet. Nuk pranohet sepse ndërtimi i kësaj narkodiktature u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA, por në njëfarë mënyrë u bekua me heshtje edhe nga BE”.