Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Berisha është i vdekur politikisht! Bardhi-Salianji ‘luftë’ me njëri-tjetrin”, Zekthi: Ja kush është qëllimi i ngritjes së komisioneve hetimore

14:05 / April 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1704471387xberisha 119
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisionet hetimore për TIMS-in dhe koncensionet në shëndetësi, nuk do të kenë sukses, sipas analistit Fitim Zekthi.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se qëllimi i ngritjes të këtyre komisioneve, ka qenë që Sali Berisha të identifikohet si opozita dhe ai të jetë përballë kryeministrit Edi Rama.

Sipas Zekthit, Berisha nuk ka shanse që të kthehet si kryeministër, pasi është i vdekur politikisht. Analisti shtoi se Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji po luftojnë me njëri-tjetrin, për të marrë një rol të rëndësishëm te Foltorja e Sali Berishës.

“Ajo është një rutinë parlamentare pa asnjë vlerë konkrete politike. Komisionet nuk do të kenë asnjë sukses, qëllimi i tyre ka qenë të dëshmohet para shqiptarëve që opozita është e Sali Berishës. Ajo nuk prodhon ndonjë rezultat konkret politik.

Një marrëveshje Rama-Berisha, për qëllimet e tyre politike. Qëllimi ka qenë që ato të përdoren edhe për retorikë politike. Është një rutinë. Ushqim për njerëzit, ne po bëjmë opozitë, po bëjmë jetë parlamentare.

Ligji mund të prevalojë mbi retorikën, por debati që Sali Berisha të shkojë dhe të dëshmojë për TIMS, ishte një fiasko.

Komisioni nuk mund të marrë në pyetje kryeministra që kanë 40-vjet që udhëhqin. Ishte retorikë, ishte edhe për t’u testuar. Ka një marrëveshje interesash. Rama ka interes që Berisha të indetifikohet si opozita. Berisha ka interes të njihet si opozitë.

Ky interes, nuk mund të shfaqet deri aty sa të thirret Berisha në komision parlamentar. Ishte retorike, testim. Salianji me Gazment Bardhin duan një gjë të përbashkët, kanë konflikt.

Çfarë do Gazment Bardhi? Një rol të rëndësishëm. Çfarë do Ervin Salianji? Një rol të rëndësishëm. Nën rrogoz, lufta është ekstreme. Lufta është brenda llojit. Në atë grupim do të fitojë gjithmonë Sali Berisha, sa të jetë aktiv politikisht. Berisha politikisht ka vdekur”, theksoi ai.

fitim zekthi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.