TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shqiptari shkakton masakër në rrugët e Athinës

23:59 / July 2, 2022

Zdrukthtari vret bashkëshorten dhe e mban trupin 3 ditë të fshehur

23:51 / July 2, 2022

Shifra marramendëse shpenzimesh/ Ja sa kushtuan pushimet e Cristiano Ronaldos

23:46 / July 2, 2022

Rikthimi i bujshëm që do të trondiste politikën globale, zbulohet plani sekret i Tony Blair

23:38 / July 2, 2022

Pas heqjes të së drejtës së abortit, çfarë do të ndodhë me foshnjat e Teksasit?

23:29 / July 2, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Berisha, “i treti i vërteti”

21:04 / May 29, 20226 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që prisnin që Sali Berisha herën e tretë të nusërimit të tij në krye të partisë së tij, të ndryshonte dhe të reformohej, kanë shansin të shikojnë se ai është “i treti i vërteti”. Kryesia e re, e dalë nga partia e Berishës, është një provë e gjallë se ai në “shansin” e tij të tretë, ka shkuar tek Sali Berisha i vërtetë, mosbesues, paranojak, mediokër, i mbyllur në guaskë të vet, me besnikë të pështirë dhe pa dilemën më të vogël për të ndjekur atë. 
Të gjithë ata që përdori në foltore, të gjithë ata që u bën urë për ta rikthyer dhe një herë atë në krye të partisë së tyre, patën rastin dje të shikonin çfarë donte dhe çfarë arriti në të vërtet Sali Berisha. 
Identiteti i përbashkët i gjithë të zgjedhurve në kryesinë e tij, është prova që janë besnikë pa dilema për të, një ekip truprojash, që kanë hequr dorë nga të menduarit dhe ruajnë vetëm shqisën e dëgjimit. 
Kjo është lista më mediokre dhe më pa personalitete që PD ka pasur ndonjëherë në historinë e saj, edhe pse për fat nuk është listë e PD, por e partisë së Berishës. Dhe për ta kuptuar se sa e pështirë është si listë, nuk duhen para ata që kanë hyrë, por duhen parë ata që nuk kanë hyrë në atë listë. 
Ata që nuk kanë hyrë, janë më të njohur si servilë dhe jokurrizorë se këta që kanë hyrë, por ndryshe nga këta, kanë pasur herë pas here në jetën e tyre politike oshilime dhe shkuarje sa andej këtej. 
Edhe pse janë po kaq qesharakë dhe ndoshta dhe më tepër se këta ndonjëherë, ata janë jashtë liste si njerëz që ndonjë herë mund të “çmenden’ dhe të tradhtojnë. 
Ky kriter ka djegur Genc Pollon, njeriun që bëri gjithçka që Berisha të triumfonte përballë PD, Tritan Shehun, i cili përdori gjithçka nga të qenit i paturp për këtë ditë, Ben Imamin, që kur u duhet e thërrasin si tankist, e kur nuk u duhet i kujtojnë tankun, madje dhe Kleves Balliun, që mendonte se ja kishte fajin vota e lirë dhe jo çmimi i lirë i tij. Dhe kur mendon që as Kokalari e cila mendonte se ishte krahu i djathtë i Doktorit, befas e pa veten në krah të Garos jashtë liste, situata bëhet dhe më tragjikomike.  
Janë pikërisht këta që nuk janë zgjedhur që e bëjnë dhe më të banale, më të neveritshme listën e fituesve. Pasi tani ata që kanë “fituar” kanë me se krahasohen. Dmth janë dhe më të devotshëm dhe më pa shtyllë kurrizore se këta që nuk kanë fituar të cilët, dhe ashtu ishin pjesa më vulgare e gjithë “Foltores”, ne ndryshimin se kanë dhënë prova që dhe tradhtojnë ndonjëherë.. 
Për herë të tretë ne kemi shansin të shikojmë Berishën e vërtetë, atë që kemi njohur tridhjetë vjet, por tani pa stërmundimin për tu dukur ndryshe. Është kohë e vështirë për të dhe i duhen thjesht disa qen gjahu, dhe jo gjahtarë për t’i nisur në luftë. Ka bërë një kryesi për ta mbrojtur veten dhe jo për të mundur kundërshtarin. Dhe kjo është e vetmja gjë e vërtetë e “Foltores” së tij. Të gjithë ata që prisnin që Sali Berisha herën e tretë të nusërimit të tij në krye të partisë së tij, të ndryshonte dhe të reformohej, kanë shansin të shikojnë se ai është “i treti i vërteti”. Kryesia e re, e dalë nga partia e Berishës, është një provë e gjallë se ai në “shansin” e tij të tretë, ka shkuar tek Sali Berisha i vërtetë, mosbesues, paranojak, mediokër, i mbyllur në guaskë të vet, me besnikë të pështirë dhe pa dilemën më të vogël për të ndjekur atë. 
Të gjithë ata që përdori në foltore, të gjithë ata që u bën urë për ta rikthyer dhe një herë atë në krye të partisë së tyre, patën rastin dje të shikonin çfarë donte dhe çfarë arriti në të vërtet Sali Berisha. 
Identiteti i përbashkët i gjithë të zgjedhurve në kryesinë e tij, është prova që janë besnikë pa dilema për të, një ekip truprojash, që kanë hequr dorë nga të menduarit dhe ruajnë vetëm shqisën e dëgjimit. 
Kjo është lista më mediokre dhe më pa personalitete që PD ka pasur ndonjëherë në historinë e saj, edhe pse për fat nuk është listë e PD, por e partisë së Berishës. Dhe për ta kuptuar se sa e pështirë është si listë, nuk duhen para ata që kanë hyrë, por duhen parë ata që nuk kanë hyrë në atë listë. 
Ata që nuk kanë hyrë, janë më të njohur si servilë dhe jokurrizorë se këta që kanë hyrë, por ndryshe nga këta, kanë pasur herë pas here në jetën e tyre politike oshilime dhe shkuarje sa andej këtej. 
Edhe pse janë po kaq qesharakë dhe ndoshta dhe më tepër se këta ndonjëherë, ata janë jashtë liste si njerëz që ndonjë herë mund të “çmenden’ dhe të tradhtojnë. 
Ky kriter ka djegur Genc Pollon, njeriun që bëri gjithçka që Berisha të triumfonte përballë PD, Tritan Shehun, i cili përdori gjithçka nga të qenit i paturp për këtë ditë, Ben Imamin, që kur u duhet e thërrasin si tankist, e kur nuk u duhet i kujtojnë tankun, madje dhe Kleves Balliun, që mendonte se ja kishte fajin vota e lirë dhe jo çmimi i lirë i tij. Dhe kur mendon që as Kokalari e cila mendonte se ishte krahu i djathtë i Doktorit, befas e pa veten në krah të Garos jashtë liste, situata bëhet dhe më tragjikomike.  
Janë pikërisht këta që nuk janë zgjedhur që e bëjnë dhe më të banale, më të neveritshme listën e fituesve. Pasi tani ata që kanë “fituar” kanë me se krahasohen. Dmth janë dhe më të devotshëm dhe më pa shtyllë kurrizore se këta që nuk kanë fituar të cilët, dhe ashtu ishin pjesa më vulgare e gjithë “Foltores”, ne ndryshimin se kanë dhënë prova që dhe tradhtojnë ndonjëherë.. 
Për herë të tretë ne kemi shansin të shikojmë Berishën e vërtetë, atë që kemi njohur tridhjetë vjet, por tani pa stërmundimin për tu dukur ndryshe. Është kohë e vështirë për të dhe i duhen thjesht disa qen gjahu, dhe jo gjahtarë për t’i nisur në luftë. Ka bërë një kryesi për ta mbrojtur veten dhe jo për të mundur kundërshtarin. Dhe kjo është e vetmja gjë e vërtetë e “Foltores” së tij. 

baze Berisha treti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Vota e diasporës/ “Në 2013 e kishim ligjin gati”, Berisha zbulon arsyen pse nuk u zbatua

21:48 / July 2, 2022

Këngëtari Big Basta merr pjesë nga Zelanda e Re në Foltoren e Berishës

21:31 / July 2, 2022

Ervin Salianji në gjyq për “Babalen”, zbardhet mesazhi që Alibeaj u dërgon deputetëve demokratë

21:08 / July 2, 2022

Berisha bashkëbisedim me shqiptarët e diasporës: PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin

20:28 / July 2, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Shqiptari shkakton masakër në rrugët e Athinës

23:59 / July 2, 2022

Rikthimi i bujshëm që do të trondiste politikën globale, zbulohet plani sekret i Tony Blair

23:38 / July 2, 2022

Sarandë/ Turistja polake rrëzohet në tualet dhe merr plagë të rënda në kokë, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

23:04 / July 2, 2022

Kishin mbetur në det të hapur me pedalonin që fuste ujë, shpëtohen 7 pushuesit në Shëngjin

22:46 / July 2, 2022
Te fundit

Shqiptari shkakton masakër në rrugët e Athinës

23:59 / July 2, 2022

Zdrukthtari vret bashkëshorten dhe e mban trupin 3 ditë të fshehur

23:51 / July 2, 2022

Shifra marramendëse shpenzimesh/ Ja sa kushtuan pushimet e Cristiano Ronaldos

23:46 / July 2, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.