Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Nëse PD fiton zgjedhjet mund të mos jem unë kryeministër

22:31 / April 1, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha5543 770x435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nëse PD fiton zgjedhjet nën drejtimin e tij mund të mos jetë ai kryeministri.

“Do të ketë primare. Mund të jetë dikush tjetër kryeministër dhe unë kryetar partie”– tha Berisha në emisionin Zonë e lirë.

Ai tha se nuk do ta njohë vendimin nëse Gjykata e Tiranës do të regjistrojë edhe Statutin e Kuvendit Kombëtar të PD-së, të miratuar nga Kuvendi i Bashës në 18 dhjetor. Berisha tha se nuk ka asnjë forcë politike në vend që të pranojë një vendim “fake”.

“Nuk e njohim nëse Gjykata miraton edhe Statutin e 18 dhjetorit. Kush është ajo forcë politike që njeh një ‘fake’?,” – tha Berisha.

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, dhe nëse Sali Berisha fiton zgjedhjet brenda partisë, a do të pranojë ta takojë ambasadoren amerikane Yuri Kim?

“Për këtë çështje unë jam shprehur. Dera e PD është e hapur për të gjithë përfaqësuesit e vendeve mike për çdo diplomat. Zonja Kim duhet t’u kërkojë ndjesë demokratëve për barin që u serviri. Kjo është fyerja më e rëndë që u ka bërë dikush në 30 vite atyre” – tha Berisha.

Berisha Kryeminister Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Rama është kthyer në 2009-ën”/ Muça: Edhe në Tuz shtëpitë shiten me 2 mijë euro për metër

22:46 / October 29, 2026

Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë

19:26 / October 29, 2026

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.