Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur gazetares, Mira Kazhani pas aksidentit automobilistin që kjo e fundit pari disa ditë më parë, ku aksidentoi 17-vjeçarin, Nertil Pëllumbi.
Në reagimin e tij, Berisha shkruan se aksidenti i Mira Kazhanit ka ndodhur pa dashje, por ai thekson se ka denoncuar tentativën e gazetares dhe të qeverisë që tentuan ta fshihnin si ngjarje.
Berisha ka hedhur poshtë dhe pretendimet e gazetares se Nertil Pëllumbi ishte një fëmijë i braktisur nga familja dhe i paregjistruar në gjendjen civile.
Ish-kreu i qeverisë ka publikuar mesazhet e qytetareve dixhital që sipas tij hedhin poshtë pretendimet e gazetares. “Denoncohet përpjekja e gazetares se narkoqeverisë Kazhani për:
- te denigruar familjen e viktimes Nertil Pellumbi si dhe mbi mashtrimin e saj se:
-Nertili ishte femijë i braktisur dhe
-sipas saj nuk ishte as i regjistruar.
Te dashur miq, se pari ti urojme shërim te plote gjimnazistit 17 vjeçar Nertil Pëllumbi, viktime fatkeqe e një aksidenti nga gazetarja e narkoqeverise Mira Kazhani por dhe poshtërsisë shtetërore për manipulimin e tij. Unë gjate këtyre ditëve kam publikuar disa here mesazhe te qytetareve dixhital për ketë aksident. Ne rastin e Mira Kazhanit nuk kam asnjë dyshim se kemi të bëjmë me një aksident pa dashje, por ligji duhet te jetë i njëjte dhe përpjekjet për manipulimin dhe fshehjen që në fillim nga narkopushteti janë krim i vërtet”, thekson Berisha.
