Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha sjell në kujtesë firmat piramidale: Ishin gabim historik i PD, por u korrigjuam

18:18 / March 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Mallakastra nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin deklaroi se shpenzon miliona euro për udhëtime me charter.

Gjatë fjalës së tij, ai përmendi edhe skemat piramidale si një nga gabimet më të mëdha të Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike ka bërë gabime, dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar gabimet, i ka njohur ato, i ka shpallur publikisht dhe i ka korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin një gabim historik i PD-së, por PD mbajti atë qëndrim që kërkonte morali i çdo shqiptari. Ne deklaruam një borxh që nuk është marrë, nuk njihet kurrë. Tjetri deklaroi se do të ju kthej çdo qindarkë, shqiptarët e panë që ai mashtroi çdo qindarkë. E panë të vërtetën dhe na e kthyen besimin. PD në opozitë këto vite po ecte si njeriu i përgjumur, somnambul. Defakto në mënyrë të paimagjinueshme po përfundonte si pseudo opozitë? E kujt, e regjimit më të korruptuar, më antishqiptar, e regjimit të drogës, krimit dhe kjo do të ishte një katastrofë kombëtare.  Një vit e gjysëm më parë, planet për shndërrimin e opozitës, së PD-së në një fasadë të Edi Ramës, u shpalosën me të gjithë shëmtinë e tyre.  A shumë që thonë se Sali Berisha na shpëtoi, jo. PD-në e shpëtuat ju, burrat dhe gratë e Mallakastrës, dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët nuk pajtoheshin kurrë, të bashkonit moralin tuaj me amoralët, me kriminelët, me hajdutët, me drogmenët.

Berisha firmat piramidale PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.